GazetaMax
Adrenaline

Si e shndërroi Rakiq protestën në tubim për shefin në Beograd? “I besojmë vetëm Vuçiqit”

“I besojmë vetëm Vuçiqit” si e shndërroi Rakiq protestën në tubim për shefin në Beograd.
Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe kreu i Listës Srpska Goran Rakiq, është vënë në ballë të protestuesve sot në Mitrovicën e Veriut, ku ka folur për suspendimin e Kryetares së Gjykatës së Mitrovicës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Aty njoftoi se të gjithë punonjësit serbë të institucioneve të Kosovës ,do të vetësuspendohen derisa kryegjyqtarja nuk kthehet në punë. Por, Rakiq e harroi se protesta kishte të bënte me zgjedhjet e 3 Prillit të cilat Qeveria e Kosovës nuk i lejoi të mbahen ashtu siç kërkoi Serbia. Për to, Rakiq nuk e tha asnjë fjalë. Në vend të kësaj, ai i thuri lavde Vuçiqit.
Mediat që kontrollohen nga Aleksandar Vuçiq kanë siguruar lajme të “mira” për sot. Në to, do të transmetohet një deklaratë plotë emocion e Goran Rakiq për Aleksandar Vuçiqin se si serbët “vetëm atij i besojnë”, se si Vuciq nuk i lejoi të largoheshin nga institucionet e Kosovës edhe pse Lista Srpska e kërkoi këtë.
Këto tone nga Kosova do t’i duhen Vuçiqit për zgjedhjet e 3 prillit, ku është duke garuar përsëri për t’u bërë shef i shetit serb.
Rakiq madje ka folur për një “mosmarrëveshje” për herë të parë me Vuçiqin
Sipas tij, Srpska kinse ka dashur të largohet nga institucionet e Kosovës, e Vuçiq kinse nuk i ka lënë.
“Qëndrimi dhe propozimi ynë në atë takim ka qenë që të largohemi nga të gjitha institucionet. Dje e mora vesh, edhe sot folëm me presidentin dhe ai na kërkoi që të mos e bëjmë këtë. Por, President, ne nuk jemi ata, President Vuçiq, ky është një mesazh edhe për ju – Nuk jemi ne ata që e shkelim Marrëveshjen e Brukselit. Prishtina po e shkel, zoti Kurti po e shkel marrëveshjen e Brukselit, z. Bislimi po e shkel marrëveshjen e Brukselit”, ka theksuar ai.
Ministri, tutje, ka falënderuar qytetarët që u grumbulluan dhe dërguan një mesazh tjetër “bashkimi”, duke shtuar se askush nuk u tremb.
“Shikoni sa njerëz janë sot këtu. Po e përsëris edhe një herë – të shqetësuar njerëzit. Askush nuk ka frikë dhe ne do të mbetemi të bashkuar, dhe me këtë rast po i dërgoj një mesazh Prishtinës dhe z. Kurti dhe Policisë së Kosovës, e cila ndodhet, e ashtuquajtura. Njësitet speciale që ndodhen në pjesën jugore të Mitrovicës nuk na kanë frikësuar se do të mbetemi të bashkuar, të bashkuar dhe do të luftojmë për të drejtat tona”, ka theksuar ai.
Kësaj situate i ka fryrë vetë Vuçiq. Ai, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, mbrëmë, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.
Në stilin e tij të njohur hiperbolizues e dramatizues, Vuçiq është shfaqur në rrjete sociale, duke thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.
Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq, ka thënë se me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga pozita e saj si gjykatëse. E sipas tij, planifikohet edhe shkarkimi i zyrtarëve policorë që kanë marrë pjesë në takimin e Këshillit në Beograd.
“Me urdhër të Abin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është përgatitur për mëngjes (e premte)”, ka thënë ai.

Related posts

Xhudisti Indrit Çullhaj, medalje ari në kampionatin ndërkombëtar në Greqi

Gazetamax.mk

Lewandowski zbulon gjithçka mbi të ardhmen e tij

Gazetamax.mk

Aubameyang nuk e harron Milanin, ka një urim për ta

Gazetamax.mk