GazetaMax
Ballina

Si ndikon sheqeri i lartë në shëndetin e trurit?

Efektet e sheqerit të lartë në shëndet janë mëse të njohura tashmë.

Sëmundje si diabeti i Tipit 1 apo 2 shkaktohen pikërisht nga kjo substancë mjaft e pranishme në dietën e gjithësecilit.

Por së fundëmi ekspertët tregojnë se sheqeri efektet negative i shtrin edhe në shëndetin e trurit dhe mendjes.
Nivelet më të ulëta të sheqerit në gjak, nga ana tjetër, shoqërohen me shëndet më të mirë të trurit, sipas një studimi të ri nga Kolegji Universitar Londër dhe Shkolla Londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale.

Si e ndikon sheqeri trurin

Studimi i botuar në revistën Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se mbajtja e niveleve të sheqerit nën kontroll lidhet me parandalimin e sëmundjeve mendore.

Ekspertët raportojnë se personat e diagnostikuar me paradiabet që kanë një nivel të lartë sheqeri në trup kanë 54% më shumë shance të zhvillojnë sëmundje mendore se personat me nivele normale të sheqerit në gjak.

Në fakt paradiabeti shihet si periudha më e rrezikshme për ta zhvilluar këtë sëmundje për shkak të reaksioneve të ndryshme që ndodhin në tru.

Mjekët thonë se nivelet e larta të sheqerit edhe nëse nuk janë kronike shkaktojnë inflamacion.

Me kalimin e kohës ky inflamacion i trurit nëse është kronik ndikon në plakjen më të shpejtë duke ndikuar tek sëmundjet që prekin mendjen.

Sheqeri bën që enët të ngushtohen, të ngurtësohen dhe të rrjedhin kimikate të dëmshme, duke shkaktuar këshu atë që quhet çmenduria vaskulare.

Ekspertët thonë se këto studime janë ende të hershme, por tregojnë një lidhje të qartë mes sheqerit dhe dëmtimit të trurit.

Kështu sugjerojnë që gjithnjë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në mënyrë që të mbani larg të gjithë rreziqet që ai sjell.

Related posts

Eshtë rikthyer Anduena me zërin e saj të ëmbël dhe projekte cilësore

Gazetamax.mk

Pasi mposhti kancerin, “Dinora Rosales” shfaqet më në formë se kurrë

Gazetamax.mk

Të jesh shtatshkurtër, megjithatë ka disa përparësi

Gazetamax.mk