GazetaMax
Ballina

Si të trajtosh lëkurën e thatë të thembrave

 

Vera është ne kulmin e saj dhe bashkë me të edhe sezoni i sandaleve. Të gjithë duan të nxjerrin në pah këmbët e bukura, por është gjithmonë e vështirë, sidomos me lëkurën e thatë të thembrave dhe lëkurën e plasaritur

Zakonisht, lëkura e ashpër që krijohet në thembrat e këmbës vjen si rezultat i lagështirës që krijohet nga këpucët. Por ka edhe një mënyrë trajtimi për këtë pjesë.

Shumica e vajzave mendojnë se për të shmangur plasaritjen e lëkurës së këmbëve, një zgjidhje është edhe trajtimi me pedikyr. Është një zgjidhje, por e përkohshme. “Produktet hidratuese që mund të përdorë pedikyristja apo edhe kremrat specifikë janë vetëm “mbulues” të problemit, jo zgjidhje e tij”,- thotë Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste, shkruan revista class. Kjo do të thotë se lëkura e thatë mund të duket më mirë pas disa ditësh nga trajtimi, por problemi është akoma aty.

Për fat të mirë, ka ende disa zgjidhje. E para vjen nga përdorimi i një serumi të rekomanduar që heq lëkurën e thatë dhe pastron qelizat e vdekura të thembrave dhe mundëson rigjenerimin e lëkurës në këtë pjesë të këmbës duke mundësuar në vetëm pak ditë lëkurë të re e të pastër (Foot Repair Serum by Dr. Canuso Skincare.).

Related posts

Jeni gati për super projektin nga unikja Annella?

Gazeta Max

Bianca Junzell, artistja shqiptare me famë botërore që ka një mision të shenjtë

Gazeta Max

“Pa ty” nga artisti Flori Lloga pëlqehet shumë që në fillim

Gazeta Max