GazetaMax
Ballina Lajme

“Situata është alarmante”! Dehari u bën thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal, brenda javës më shumë se 7 raste të zjarreve në Kërçovë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi siç tha, brenda javës ka pasur 7 raste të zjarreve me rrezikshmëri të lartë, shkruan TV21. Dehari tha se situata është alarmante.

“Brenda vetëm një jave kemi pasur më shumë se 7 raste të zjarreve me rrezikshmëri të lartë në komunen tonë. Kjo situatë është alarmante, veçanërisht duke qenë ende në fillim të sezonit pranveror.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes maksimal dhe të shmangni ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, si dhe të raportoni çdo rast të dyshimtë tek autoritetet përgjegjëse.

Zjarret jo vetëm që rrezikojnë jetën dhe pronën tonë, por dëmtojnë edhe mjedisin dhe ekosistemin tonë të përbashkët. Bashkë mund të parandalojmë dëmet dhe të mbrojmë veten tonë”, tha Dehari.

Related posts

Eshtë rikthyer Anduena me zërin e saj të ëmbël dhe projekte cilësore

Gazeta Max

Micotakis: Nevojitet angazhim praktik i udhëheqësisë evropiane dhe vendeve anëtare për përshpejtimin e perspektivës së BE-së të rajonit

Gazeta Max

6 vakte të shëndetshme që fëmijët mund t’i marrin me vete në shkollë

Gazeta Max