GazetaMax
Lajme

S’ka marrëveshje sepse Qyteti i Shkupit s’ka të holla t’u paguajë borxhin, qytetarët ngelen pa transportin privat

Shkup, 21 nëntor – Nuk ka marrëveshje midis transportuesit privat të autobusëve “Sloboda prevoz” dhe Qytetit të Shkupit. Drejtori i ndërmarrjes, Lenin Jovanovski, paralajmëroi se autobusët e linjave të cilët nuk qarkulluan sot, nuk do të qarkullojnë edhe nesër, ndërsa për linjat tjera do të vendoset pas takimit me transportuesit.

“Edhe pse takimi ishte i vështirë dhe zgjati aq gjatë, për fat të keq nuk mund të them se u dakorduam për diçka konkrete. Konkluzioni ishte se Qyteti i Shkupit për momentin nuk mund të ndihmojë financiarisht dhe të garantojë një shumë të caktuar sepse ribalanci i buxhetit ende nuk ka kaluar dhe e vetmja gjë që mund të diskutohet për zgjidhjen e situatës është vetëm pas 40 ditëve me buxhetin e ri”, deklaroi Jovanovski pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov.

Autobusët e transportuesit privat “Slloboda prevoz” të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk qarkullojnë për shkak të borxhit të mbetur nga Qyteti i Shkupit ndaj transportuesit privat.

Related posts

Zgjedhjet në veri të Kosovës, LVV kërkon fillimisht largim të masave, PDK thotë se s’do të jenë bllokues

Gazeta Max

Aksion policor në Prilep, konfiskohet drogë me vlerë 300 mijë euro

Gazeta Max

Arrestohen dy persona nga Tetova, shantazhuan se do të publikojnë fotografi me përmbajtje komprometuese

Gazeta Max