GazetaMax
Lajme

Skadon afati i thirrjes për subvencione për linja të reja ajrore, nesër hapja e ofertave

Shkup, 26 janar – Afati për dorëzimin e ofertave në tenderin për subvencione për linja të reja ajrore skadon sot. Hapja e ofertave të dorëzuara do të mbahet nesër nga ana e Komisionit të formuar për këtë qëllim në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve (MTL).

Thirrja e publikuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar për subvencionimin e linjave të reja ajrore nga dy aeroportet në vend, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit “Sh. Apostoll Pavle” ka të bëjë me periudhën nga viti 2023 deri në fund të vitit 2025. Për këtë vit janë planifikuar 1.1 milionë euro për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore.

Siç bën të ditur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kjo thirrje publike është e ndryshme nga të mëparshmet dhe mund të zgjidhen më shumë linja ajrore.

Sipas thirrjes, mbështetja financiare do të jepet konform kritereve për rangimin e destinacioneve të reja sipas kësaj renditje: periudha e funksionimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit në të cilin operon, numri i vendeve të ofruara në shitje. Është planifikuar të jepet mbështetje financiare prej shtatë euro në kundërvlerë denari për pasagjer nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe 4,5 euro në kundërvlerë denari për pasagjer nga “Sh. Apostoll Pavle – Ohër”.

Njoftimi pason pasi më 1 mars të vitit të kaluar përfundoi afati nga tre kontratat e fluturimeve të subvencionuara me kompaninë hungareze “Vizer”

Related posts

Gashi takon ambasadoren gjermane, Holstein

Gazetamax.mk

12 luftanije ruse sulmojnë qytetin strategjik të Mariupol

Gazetamax.mk

Panel diskutim në temë dezinformatat, propaganda dhe narativat proruse në media

Gazetamax.mk