GazetaMax
Lajme

Skender Isufi: Me bashkim dhe vizion të qartë, Haraçina mund të bëhet shembull zhvillimi

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, për komunën e Haraçinës, Skender Isufi, ka drejtuar një thirrje të fuqishme për mbështetje, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve është forca më e madhe për zhvillimin e komunës.

Isufi vuri në pah se Haraçina ka potencial të madh, por mungon një drejtim i përgjegjshëm dhe vizion i qartë. Ai premtoi se, me përkushtim të plotë dhe me ndershmëri në punë, është i gatshëm të udhëheqë komunën drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë banorët.

“Jam i përkushtuar të punoj për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, investime në arsim, kulturë dhe sport, si dhe transparencë e llogaridhënie në çdo vendim,” tha Isufi.

Ai theksoi se qytetarët meritojnë një komunë që punon për qytetarët dhe me qytetarët, duke i ftuar të gjithë që me votën dhe besimin e tyre të bëhen bashkë për një Haraçinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë.

“Së bashku mund ta ndërtojmë Haraçinën që e duam: një komunë që funksionon, që ofron mundësi dhe që kujdeset për secilin banor,” përfundoi kandidati i ASH-së, duke theksuar se vizioni i tij nuk është vetëm premtim elektoral, por një kontratë e sinqertë me qytetarët.

Related posts

Petrovska: Realiteti i sigurisë në Evropë bën thirrje për siguri të përforcuar kolektive

Gazeta Max

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Rinia po bëhet zëri i ndryshimit në Çair – uron Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Gazeta Max