GazetaMax
Lajme

‘S’mund të jetojmë në hasmëri’, Ahmeti: Mbështes ‘Open Balkan’, instrument për të pajtuar rajonin

Shkup, 9 Qershor – Kreu i BDI Ali Ahmeti komentoi për emisionin ‘Çim Peka Live’ iniciativën e ‘Ballkanit të Hapur’, nismë të cilën kryeministri Rama ia faturoi Ahmetit. Ky i fundit deklaroi se prej 20 vitesh ka folur për pajtimin e rajonit duke promovuar se në luftë të përhershme nuk mund të jetohet.

“Në hasmëri të përjetshme nuk mund të mbijetojmë dhe e kam promovuar në kohë shumë të vështira. Duhej të arrihej një pajtueshmëri midis dy komuniteteve më të mëdha këtu në Maqedoni.

Komuniteti maqedonas nuk e mbështeste marrëveshjen paqësore të Ohrit sepse mendonin se shteti nuk do jetë në pronësi të tyre, por pronësia kalon tek shqiptarët.

Jam përpjekur duke thënë se s’jemi fajtorë për luftën, por ata që na mohonin të drejtat, na burgosnin e vrisnin.

Ky shtet mund të mbijetojë vetëm si shtet i përbashkët dhe përgjegjësitë i marrin dy komunitetet më të mëdha, ai maqedonas dhe shqiptar.

Nën qiellin që kemi sipër është i përbashkët dhe të gjitha proceset me përgjegjësi të madhe duhet t’i udhëheqim e t’i drejtojmë ne.”-tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se duhet të instalojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë sepse duke lënë probleme të pazgjidhura sigurisht që paqja rrezikohet dhe lufta afrohet.

“Duhet të zgjedhim, paqen për ardhmërinë, apo do punojmë që të hapim fronte të reja e luftëra të reja.”-u shpreh Ahmeti.

Nëse nisma ‘Ballkani i Hapur’ e shmang luftën, kreu i BDI u shpreh se e mbështet këtë nism që të arrihet pajtimi mes vendeve të ballkanit.

“Që të arrihet pajtimi midis popujve të Ballkanit Perëndimor. E shoh si një instrument për t’u pajtuar Ballkani.”-tha Ahmeti.

Related posts

Torres: Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Gazetamax.mk

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Gazetamax.mk

Qyteti i Shkupit me kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos, USJE

Gazetamax.mk