GazetaMax
Ballina Lajme

“Sofra e Iftarit”, tradita që vazhdon tashmë 10 vite në Çarshinë e Shkupit

Për të dhjetin Ramazan, restorant “Bllaca, Sofra e Iftarit” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, është kthyer në shtëpi për skamnorët, të cilët nuk kanë pasur ku të celin iftarë.

Edhe sot, pronari i lokalit e ka hapur dyert që në mëngjes dhe i është rrekur punës për të përgatitur iftarin e tretë për këtë Ramazan.

Thotë për çdo natë në restoranin e tij shtrohen mbi 100 iftare. Shton se për çdo natë shërbehet meny e ndryshme për të gjithë ata që kanë nevojë.

Pronari thotë se donatorët janë anonim, por apelon që çdo kush që ka mundësi të ndihmojë është i mirëseardhur sepse nevojat janë të shumta.

Related posts

MPJ i dërgon edhe një notë tjetër verbale Bullgarisë, këtë herë për Kostadin Kostadinovin

Gazeta Max

Çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin

Gazeta Max

Ahmeti uron Abazoviçin

Gazeta Max