GazetaMax
SPORT

Milan po transferon 4 lojtarë nga Real Madrid

Një Milan ‘Galaktik’: 4 yje të Real Madrid në San Siro.
Milan po synon që të bëhet përsëri një skuadër e madhe dhe tashmë është duke hartuar planin për të arritur një synim të tillë.
Rossonerët kanë planifikuar hiç më pak se 4 transferime nga skuadra e Real Madrid, emra të cilët priten të largohen gjatë kësaj vere nga Santiago Bernabeu.
E ardhmja e Milan duket e lidhur me Los Blancos, pasi siç raporton ‘Don Balon’, Rossonerët kanë gati planin për një transferim të katërfishtë.
Emri i parë pritet të jetë Gareth Bale, i cili është akoma protagonist me kombëtaren e Uellsit mirëpo tek Real Madrid e ka humbur tashmë vendin e titullarit.
Lista vazhdon me emra si Luka Jovic i cili ka qenë i përfolur për një transferim tek Milan së bashku me Marco Asension.
I fundit është Isco i cili pritet të transferohet me parametra 0 gjatë kësaj vere.

Related posts

Milan-Berardi, vjen lajmi i madh

e-max

Shkëndija mund të luaj me Fenerbaçen ose Slovaçkon e Çekisë në ndeshjet e “Play-Off”

e-max

Punë e kryer, për këtë skuadër do të luajë Asensio

e-max