GazetaMax
Lajme

Sot në Kuvend dërgohet propozimi për ministrin e ri të Vetqeverisjes Lokale, Risto Penov

Shkup, 10 tetor – Qeveria sot do të dërgojë në Kuvend nominimin e Risto Penovit për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pasi paraprakisht e dorëzoi edhe dorëheqjen nga ky funksion të bashkëpartiakut të tij të LDP-së – Goran Milevski, paralajmëroi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Milevski më 20 shtator të këtij viti dha dorëheqje nga funksioni, siç informoi, për arsye personale.

Paraprakisht Kovaçevski deklaroi se për momentin nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë.

“E di që BDI-ja për më 15 tetor ka paralajmëruar zgjedhje të kryesisë, por nuk ka kurrfarë paralajmërimi për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndryshime në strukturën e qeverisë pas paralajmërimeve të BDI-së për reformim brendapartiak.

Related posts

Qeveria shpall Ditë Zie në vend, në nderë të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gazeta Max

Kostadinovska-Stojçevska: Zyra e UNESKO-s në Ohër konfirmim i politikave tona për ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit

Gazeta Max

Prokuroria e Kumanovës heq aktakuzën kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski

Gazeta Max