GazetaMax
Lajme

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

Kuvendi mban sot mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, të kërkuar nga opozita.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion edhe për deputetët e PSD.

Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.

Ish-kryeministri Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit pritet të rikthehen këtë të enjte, pasi u ka përfunduar afati i përjashtimit, pas seancave të shkuara plot tensione.

Katër deputetë demokratë do të mungojnë sot, pasi u dënuan me përjashtim disa ditë nga seancat plenare. Ata janë Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi.

Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi, pasi opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.

Related posts

Me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër trafikimit me njerëz

Gazeta Max

Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, VLEN bën me ligj atë që BDI s’e bëri për 22 vjet!

Gazeta Max

Ministri Osmani për vizitë pune në Bruksel

Gazeta Max