GazetaMax
Lajme

Sot vazhdon mbledhjen komisioni për çështje historike

Shkup, 25 nëntor – Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdon sot bisedimet në Shkup, të cilat dje në ditën e parë të takimit u fokusuan në tekstet shkollore, por nuk u mor asnjë vendim.

Dragi Gjorgjiev, bashkëkryetar i Komisionit, pas mbledhjes së djeshme deklaroi se nuk është miratuar ndonjë rezultat, konkluzion apo rekomandim konkret, por ka pasur atmosferë pozitive në bisedat ku janë diskutuar vetëm për tekstet shkollore dhe janë respektuar interesat tona.

“Ka pasur një diskutim material dhe kjo është ajo që tashmë është diskutuar në tri takimet e fundit dhe nesër do të vazhdojmë sipas rendit të ditës”, tha Gjorgiev.

Më 15 gusht të këtij viti, Komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike miratoi dhe publikoi rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e pestë në Bullgari, si dhe rekomandime për nderim të përbashkët të figurave nga Mesjeta – shenjtorët Kirili dhe Metodi, shën Klimenti, Shën Naumi dhe Car Samoili.

Këto rekomandime janë miratuar nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar, i themeluar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Related posts

Petrovska: Organizata e oficerëve rezervë është shembull dhe promovues i vlerave euroatlantike

Gazeta Max

Pas vitit të ri paralajmërohen bisedime më intenzive për ndryshimt kushtetuese

Gazeta Max

Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës në Strasburg – publikim i ri i SHGM

Gazeta Max