GazetaMax
Lajme

Sot vazhdon seanca e 71të në Kuvend

Shkup, 12 maj – Kuvendi në mesditë duhet të mbajë vazhdim të seancës së 71-të, rendi i ditës i së cilës ishte votuar mbrëmë pas debatit dyditësh dhe bllokadës aktive nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Votimi për rendin e ditës u zhvillua në atmosferë të tensionuar, me ç’rast deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare e kontestuan procedurën dhe reaguan se është votuar pa u lexuar dhe pa u shpërndarë paraprakisht.

Në rend dite të seancës së 71-të janë raportet vjetore për vitin 2021 të Avokatit të popullit, Këshilli Gjyqësor, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Komisioni Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike, interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sonja Mirakovska të dorëzuar nga VMRO-DPMNE.

Një pjesë e rendit të ditës janë edhe propozim ligjet për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune, të Ligjit për Sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, Informacioni për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si dhe propozim ligje dhe vendime të tjera.

Related posts

Arsovska dhe Jakimovski në takim tek Kovaçevski?

Gazeta Max

Reagon BDI – Tetovë: Kryetari i komunës dhe NPK Tetova po braktisin punëtorët – Kush mban përgjegjësi?

Gazeta Max

Shqiptari 22 vjeçar që shkoi të luftojë për ushtrinë Ukrainase dhe i mbijetoi sulmit rus

Gazeta Max