Spasovski: Migrimi, terrorizmi dhe krimi kibernetik ekzistojnë dhe do të mbeten

Date:

Nga buxheti i MPB-së është renovuar objekti i “administratës së gjashtë” të famshme, e cila kujdeset për sigurinë e zyrtarëve shtetërorë dhe personave të rëndësishëm, tha për “Utrinski Brifing”, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të ministrisë po përpiqemi të minimizojmë kostot, por po bëhet ajo që duhet bërë, siç është rikonstruksioni i 72 objekteve të policisë që tani janë efiçent energjetik. Automjetet e MPB-së nuk janë në gjendje të mirë, kemi pasur një plan për prokurimin e automjeteve për punë operative, por Qeveria ka marrë masa kufizuese, kështu që fillimi i procedurës për prokurimin e automjeteve të tilla do të duhet të diskutohet në një seancë të Qeverisë. Prodhuesit e automjeteve kanë vështirësi në këtë kohë krize, andaj shtrohet pyetja se a do të mund të arrijmë një çmim normal”, thotë Spasovski.

Spasovski shton se përdor telefon privat dhe nuk përdor kartë zyrtare pagese.

Sa i përket sigurisë, Spasovski thotë se punojnë në koordinim me ASK-në për të ruajtur sigurinë në vend.

“Ka një sërë sfidash në këtë fushë. Ne kemi një pozicion të mirë gjeostrategjik, por edhe kjo shkakton probleme të mëdha. Jemi korridor, është parë me krizën e imigrantëve, pastaj me luftën kundër terrorizmit dhe të ngjashme, prandaj është e rëndësishme që shërbimet të jenë vigjilente”, thotë Spasovski.

Ai shton se nuk ka të dhëna për gjëra që mund të rrezikojnë sigurinë e vendit. Për sa i përket sigurisë, migrimi, terrorizmi dhe krimi kibernetik ekzistojnë dhe do të mbeten.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...