GazetaMax
Lajme

Spasovski për alarmet për bomba: Nuk ka indikacione për prishje të gjendjes së sigurisë

Shkup, 15 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se sot përsëri ka alarme për bomba në disa shkolla në Shkup dhe Kumanovë dhe se pritet së shpejti të zgjidhet rasti me denoncimet elektronike për bombë në Kavadar. Krahas alarmeve për bomba, Spasovski thekson se për momentin nuk ka kurrfarë indikacionesh për prishje të gjendjes së sigurisë.

“Lidhur me paralajmërimet e sotme, kemi pranuar sërish emaile në disa shkolla si në Shkup ashtu edhe në Kumanovë. Dhe kjo është procedura standarde që parashikohet praktikisht edhe me udhëzimet dhe protokollet lidhur me rrethana të tilla që të mund të bëjmë një inspektim antiterrorist të të gjitha këtyre objekteve. Ka shtab që punon në këtë problematikë dhe jo vetëm Departamenti i forenzikës digjitale, por edhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë njoftohen në lidhje me këto alarme që kemi – i ndajmë informacionet dhe të dhënat që kemi me qëllim për të marrë ndihmë, ja në rastin konkret siç ishte me Zvicrën, kishim edhe SHBA-në, kishim Kroacinë etj”, deklaroi ministri Spasovski në konferencën për media në Qeveri.

Siç theksoi, më shpesh bëhet fjalë për lidhjet VPN dhe se nuk mund të merret një IP adresë saktësisht nga është, por shfaqen mijëra IP adresa në botë.

Spasovski pret që këto ditë të mbahet Këshilli për koordinimin e shërbimeve të zbulimit dhe sigurisë ku do të duhet të shkëmbehen të gjitha të dhënat.

“Pra, edhe ASK ashtu edhe Agjencia e inteligjencës, Komiteti për luftë kundër terrorizmit janë me qëllim të ndërmarrin një sërë masash jo vetëm konkretisht në këtë rast, por në përgjithësi në zgjidhjen e problemit me terrorizmin”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Ai shtoi se para disa ditësh në Bruksel ka nënshkruar marrëveshje me Komisionin Evropian në sferën e përballjes me terrorizmin, pikërisht në këtë fushë me planin aksionar që do të duhet të zbatohet.

“Në atë pjesë po ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe me secilin prej partnerëve që kemi punohet intensivisht. Nuk është gjithmonë e thjeshtë të mund të arrini në të dhënat. Po, të gjithë partnerët relevant ndërkombëtarë që mundet, janë njoftuar dhe të gjithë punojnë në mundësinë të ndihmohet atje ku ka një mundësi të tillë dhe bëhen edhe realizime”, thotë Spasovski

Related posts

Banorët e Lubotenit përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Gazetamax.mk

Boçvarski: Gjithkund është rritur çmimi i pikëpagesave rrugore, tek ne ende jo

Gazetamax.mk

Avioni nga Londra goditet nga turbulencat, një i vdekur dhe disa të plagosur

Gazetamax.mk