GazetaMax
Ballina

Stenda shqiptare tërheq vëmendje në panairin e librit në Torino

Stenda shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve në ditën e parë të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino.

Stenda e Shqipërisë paraqitet si një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë, frymëzuar nga “Kronikë në gur” i Kadaresë. Kjo vepër sa arkitekturore, aq edhe artistike është nga arkitektja Matilda Pando dhe skulptori Ergys Krisiko.

Frymëzuar nga “Liza në botën e çudirave”, edicioni i këtij viti titullohet “Përmes pasqyrës”; një rrugëtim mes fantastikes dhe reales; nga fëmijëria në botën e të rriturve; nga e shkuara, në të ardhmen.

“Një punë e palodhur në një kohë fare të shkurtër nga vajza e djem në Ministrinë e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me mbështetjen e partnerëve tanë: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare e Torinos e të tjerë”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale ku ka ndarë foto nga aktiviteti i një dite më parë.

Ministrja publikoi edhe nga takimi me homologun e saj, Gennaro Sangiuliano, me të cilin diskutoi për çuarjen përpara të raportit mes dy vendeve, programin kulturor që u firmos një vit më parë dhe projekte të reja, lidhur me trashëgiminë kulturore.

Një sallon i konceptuar si një vepër arti, që i fton vizitorët të hyjnë në të dhe të zbulojnë Shqipërinë letrare, e cila gjithëherët ka ofruar një letërsi evropiane, me stacionet e veta të ndalimit dhe pengesa, por me një orientim të qartë perëndimor, që vjen që në kohërat e Buzukut e Bogdanit, tek autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

Stenda shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve në ditën e parë të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino.

Stenda e Shqipërisë paraqitet si një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë, frymëzuar nga “Kronikë në gur” i Kadaresë. Kjo vepër sa arkitekturore, aq edhe artistike është nga arkitektja Matilda Pando dhe skulptori Ergys Krisiko.

Frymëzuar nga “Liza në botën e çudirave”, edicioni i këtij viti titullohet “Përmes pasqyrës”; një rrugëtim mes fantastikes dhe reales; nga fëmijëria në botën e të rriturve; nga e shkuara, në të ardhmen.

Një sallon i konceptuar si një vepër arti, që i fton vizitorët të hyjnë në të dhe të zbulojnë Shqipërinë letrare, e cila gjithëherët ka ofruar një letërsi evropiane, me stacionet e veta të ndalimit dhe pengesa, por me një orientim të qartë perëndimor, që vjen që në kohërat e Buzukut e Bogdanit, tek autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

“Një punë e palodhur në një kohë fare të shkurtër nga vajza e djem në Ministrinë e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me mbështetjen e partnerëve tanë: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare e Torinos e të tjerë”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale ku ka ndarë foto nga aktiviteti i një dite më parë.

Ministrja publikoi edhe nga takimi me homologun e saj, Gennaro Sangiuliano, me të cilin diskutoi për çuarjen përpara të raportit mes dy vendeve, programin kulturor që u firmos një vit më parë dhe projekte të reja, lidhur me trashëgiminë kulturore, shkruan Atsh

“Ka qenë një pritje e gjatë, një “brengë e bukur” siç thotë shkrimtari ynë i madh Kadare dhe nuk mund të mos pranonim ftesën për të qenë jo thjesht pjesëmarrës, por miq. Kam jetuar 16 vjet në Itali dhe e di fare mirë se është dashur shumë punë për të ndryshuar imazhin tonë dhe këtë ftesë e shoh si një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që finalen e ka me anëtarësimin në familjen e madhe europiane, ku gjeografikisht dhe shpirtërisht gjithnjë kemi qenë pjesë”, tha Margariti në ceremoninë hapëse.

Salloni shqiptar u përurua me një tjetër ceremoni, me pjesëmarrjen e kantautorit Ermal Meta.

Përmes një videoje përshëndetëse i pranishëm në këtë ngjarje ishte shkrimtari Ismail Kadare, i cili e çmoi shumë ngjarjen.

“Shqipëria është një nga popujt më të vjetër të Europës dhe shpesh i mohohet kjo e shkuar, çka më mërzit herë pas here sepse është e padrejtë që një populli t’i mohohet e kaluara e tij. Kjo e kaluar nuk vlen për t’u mburrur, por shikon në të ardhmen. Gjithçka e mirë që i vjen sot Shqipërisë i vjen nga ky afrim me Europën, Bashkimin Europian, me shtetet e “vjetra” të shek. XV, kur edhe Shqipëria ka pasur një pozitë të rëndësishme, ku botoheshin paralelisht libra në gjuhën latine dhe shqipe, por kjo harrohet. Ky është një fakt që duhet ta kujtojmë dhe të jemi krenarë, të gëzuar dhe plot shpresë. Kjo është ndjesia ngazëlluese që më ngjall ky lajm i sotëm, që është shumë i bukur”, tha Kadare.

Përgjatë pesë ditëve të Sallonit të Torinos do të ketë rreth 40 aktivitete, promovime librash të përkthyer në gjuhën italiane, panele diskutimesh mbi letërsinë bashkëkohore me një prani të pasur autorësh e studiuesish shqiptarë e italianë, të magjepsur nga universi i jashtëzakonshëm shqiptar.

Lista e shkrimtarëve, përkthyesve e studiuesve që do të jenë të pranishëm në Sallonin shqiptar është e gjatë. Do të gjeni mes tyre emra si: Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Ermal Meta, Matteo Mandala, Lucia Nadin, Virgjil Muçi, Tom Kuka, Ardian Ndreca, Ardian Kuçuku, Darien Levani, Rita Petro, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Durim Taçi, Anilda Ibrahimi, Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Stefan Çapaliku, Mimoza Hysa, Diana Kastrati, Liridon Mulaj, Andreas Dushi, Tobias Xhaxhiu, Denada Ndreca, Christan Elia, Nicola Petrazzi, Fabio Rocchi, Sonila Strakosha etj.

Ngritja e këtij salloni u bë i mundur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare në Torino, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Ambasada Shqiptare në Romë.

Related posts

Eseja e javës / Morin: Nga lufta në luftë

Gazetamax.mk

Intervistë me Dr. Ardian Retkocerin/ Një karrierë që njeh vetëm rritje me moton e një burri që vlerat dhe principet i ka të panegociueshme

Gazetamax.mk

Dhimbja ‘e paqartë’ që mund të sinjalizojë kancerin e zorrëve

Gazetamax.mk