GazetaMax
Ballina Lajme

Stoilkoviq: Duke festuar Ditën e Alfabetit Shqip, ne konfirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e bashkëjetesës në një shoqëri shumëetnike dhe shumëgjuhëshe

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq me mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip:

“Kjo ditë rikujton pasurinë e diversitetit dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave gjuhësore dhe kulturore të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vend. Një përkujtim që Republika e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se jetojmë në një kohë komplekse, vazhdon të mbetet shembull i bashkimit, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes qytetarëve, ndaj duke festuar Ditën e Alfabetit Shqip, ne konfirmojmë edhe një herë përkushtimin tonë për të ruajtur bashkëjetesën në një shoqëri multietnike dhe shumëgjuhëshe. Gjuha është mjet dhe identitet i fuqishëm i një populli. Gjuha është element i përgjithshëm lidhës i të gjitha kulturave njerëzore. Mjet që bashkon dhe mundëson përparim, por në të njëjtën kohë edhe përkujtues se pavarësisht dallimeve tona, ne ndajmë të njëjtin fat dhe duhet të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare ua uroj Ditën e Alfabetit Shqip”.

Related posts

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

Gazeta Max

Deputeti Dimitar Kovaçevski në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel

Gazeta Max

Durim Halimi sjell “Veç për ty” një projekt i bukur

Gazeta Max