GazetaMax
Lajme

Stoilkoviq në hapjen e panairit “Wine Vision – Open Balkan”

Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministri i Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, mori pjesë në hapjen e panairit “Wine Vision – Open Balkans”, i cili mbahet nga 22 deri më 24 nëntor në Panairin e Beogradit.

“Wine Vision – Open Balkan” është një panair i verës, ushqimit dhe turizmit i mbajtur në kuadër të Open Balkan, platformës së krijuar për paqen. Në të do të performojnë mbi 80 ekspozues dhe do të prezantohen kantinat e verës dhe distileri maqedonase.

“Wine Vision – Open Balkan” është një mundësi e shkëlqyer për prezantim, promovim, por edhe për lidhjen e rajonit në drejtim të shkëmbimit të produkteve.

Industria e verës është një ambasador i vërtetë i vendit dhe me eksporte totale prej 50 milionë eurosh në vit, kontribuon në prodhimin e brendshëm bruto.

Related posts

Avion u rrëzua në autostradë në Itali – raportohet për viktima

Gazeta Max

TV 24 në Maqedoninë e Veriut i referohet Kosovës si “Kosovo Metohija”, a duhet të reagojë Këshilli për etikë në media?

Gazeta Max

VMRO-DPMNE: Ne i gjetëm shtetit gaz për 850 euro për m3 ndërsa Qeveria shkoi e bleu për 1950 euro për m3

Gazeta Max