GazetaMax
Lajme

Stoilkoviq priti në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqi në vend

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së dhe Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Ivan Stoilkoviq sot realizoi një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqi. Në takim morën pjesë Ajdovan Ademoski, kryetar i MATTO; Eser Xhevahir, zëvendëskryetar i MATTO; Bilal Sugjubashi, bashkëkryetar i MATTO dhe Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank; Imer Selmani, nënkryetar i MATTO dhe Shahpaz Molaliev, drejtor ekzekutiv i MATTO.

Temë e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me theks në tregtinë e lirë dhe nxitjen e kompanive turke për të investuar në vend dhe tejkalimin e vështirësive me të cilat përballen. Krahas ngritjes së nivelit të bashkëpunimit si dhe krijimit të mundësive dhe lidhjeve edhe më të thella miqësore mes dy popujve, bashkëbiseduesit debatuan edhe për pozitën e komunitetit turk në vend, me premtimin se që nga viti i ardhshëm, me mjetet e siguruara nga Buxheti, komunitetet më të vogla etnike do të marrin trajtimin e merituar.

“Me buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm janë siguruar mjete për sektorin joqeveritar, veçanërisht për komunitetet më të vogla etnike dhe kjo do të thotë se më në fund do të arrijmë të realizojmë atë që nuk është bërë për një kohë të gjatë dhe me këtë edhe bashkësitë më të vogla etnike ta ndjejnë shtetin si të tyre”, theksoi gjatë këtij takimi zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq.

Konkluzioni i të dyja palëve pas takimit ishte se Republika e Turqisë është partneri ynë strategjik dhe për këtë qëllim duhet të ngritët niveli i bashkëpunimit, veçanërisht në aspektin tregtar.

Related posts

Jolevski: Puna e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Xhaferi u takua me ambasadoren e sapoemëruar greke Filipidu

Gazetamax.mk

Paralajmërohet shtrenjtim i ilaçeve nga 1 marsi

Gazetamax.mk