GazetaMax
Lajme

“Stuhi” në Austri/ Moti i lig apokaliptik goditi disa rajone

Moti i lig apokaliptik, të shtunën në mbrëmje, kaploi disa rajone të Austrisë.

Përmbytjet kanë dëmtuar shtëpi, kurse ujërat kanë marrë me vete edhe makinat.

Pamjet që po shpërndahen nëpër rrjete sociale janë të tmerrshme, kurse fatmirësisht nuk ka njoftime për viktima në njerëz.

Sipas njoftimeve të autoriteteve austriake, lumi Ubelbah, pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ka dalë nga shtrati duke përmbytur rajone të tëra. Metereologët njoftuan se në rajonin e Shtajerit për një periudhë të shkurtër kishin rënë më shumë se 100 litra shi në metër katrorë.

Policia austriake ka njoftuar për 800 operacione intervenimi të zjarrfikësve në rajonin e Gracit, ku shin shënuar rrëshqitje dheu dhe drunj të rrëzuar nëpër autostrada. Janë evakuar edhe 40 njerëz nga një azil të pleqve në rajonin e goditur nga stuhitë.

Related posts

Sot në Kuvend vazhdojnë tre seanca

Gazetamax.mk

Qendra e autizmit “Fluturo për jetën” hap dyert edhe në qytetin e Shkupit

Gazetamax.mk

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

Gazetamax.mk