GazetaMax
Lajme

Sudani i Jugut, Somaliland, Etiopia, Libia dhe Indonezia në listën e vendeve me të cilat Netanjahu bën negociata për zhvendosjen e palestinezëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hapur një valë të re reagimesh me deklaratën se Izraeli po bisedon me disa shtete për një mundësi të zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza, njofton Associated Press.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, mes vendeve të përmendura në këto biseda janë Sudani i Jugut, Somaliland, Etiopia, Libi dhe Indonezia.

Si kundërshpërblim, këto vende kërkojnë “kompensim të konsiderueshëm financiar dhe ndërkombëtar”.

Sudani i Jugut dje i quajti raportimet “të pabazuara dhe që nuk pasqyrojnë qëndrimin zyrtar” të shtetit. Qëndrim të ngjashëm më parë dha edhe Somaliland.

Indonezia, nga ana tjetër, njoftoi se mund të pranojë 2,000 palestinezë për trajtim mjekësor, por me kusht që ata të kthehen në Gaza pas shërimit.

“Të gjithë ata që thonë se janë të shqetësuar për palestinezët dhe duan t’u ndihmojnë duhet të hapin dyert e tyre. Pse vijnë dhe na predikojnë?! Hapni dyert tuaja,” deklaroi Netanyahu.

Related posts

Zbardhen vendimet e 5 mbledhjeve të fundit të KKTU/ Shumëkatësha edhe në bregdet, shtohen kullat në Tiranë

Gazeta Max

Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër

Gazeta Max

Policia shpëton gruan që u hodh në lumin Vardar në Shkup, ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Klinik

Gazeta Max