GazetaMax
Lajme

Sulmohet me bombë autokolona e presidentit të Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud

Militantët e grupit “Al-Shabaab” e vunë në shënjestër autokolonën e presidentit të Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, përmes një sulmi me bombë ndaj autokolonës së tij, përderisa presidenti ishte duke udhëtuar nëpër kryeqytetin Mogadishu të martën, tha grupi.

Dy zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se presidenti është i sigurt pas sulmit dhe këshilltari presidencial, Zakariye Hussein, tha në rrjetin X se ai ishte “mirë dhe rrugës për në vijat e frontit”.

Ushtarë e banorë që ishin dëshmitarë të sulmit konfirmuan se autokolona e presidentit u godit. Një gazetar i agjencisë “Reuters” në vendin e ngjarjes tha se i pa trupat e katër njerëzve të vrarë gjatë sulmit afër pallatit presidencial.

“Luftëtarët tanë shënjestruan një autokolonë të automjeteve që po bartnin Hassan Sheikh Mohamud-it, përderisa ato ishin duke u larguar nga pallati presidencial dhe duke u nisur për në aeroport” – tha grupi “Al Shabaab” në një deklaratë të publikuar në kanalin e vet në rrjetin “Telegram”.

Përderisa grupi “Al Shabaab” kryen rregullisht sulme në Somali si pjesë e fushatës së gjatë me dekada për ta rrëzuar Qeverinë, sulmi i së martës ishte i parë që e vuri drejtpërdrejt në shënjestër presidentin Mohamud që nga viti 2014, kur gjatë mandatit të tij të parë në pushtet, militantët bombarduan një hotel në të cilin presidenti ishte duke folur.

Related posts

Filipçe uron Pashkët: Kjo festë na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, në përballjen e sfidave

Gazeta Max

Kryeministri shqiptar/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Camaj: Ali Ahmeti me vizion largpamës, faktorizoi shqiptarët me rol dinjitoz

Gazeta Max

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV

Gazeta Max