GazetaMax
Lajme

Takim Kovaçevski – Mejer: Avancimi i bashkëpunimit me SHBA-në në sigurinë kibernetike

Shkup, 28 shtator – Mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike, ishte një nga temat e bisedës në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në vend, Erik Mejer.

“Bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë kontribuon në veprimin e koordinuar ndërmjet anëtarëve të NATO-s, me qëllim të forcimit të rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje, në fushën e sigurisë”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Në atë drejtim, siç thuhet në kumtesë, theksohet rëndësia e shkëmbimit të praktikave të suksesshme për parandalimin e incidenteve kibernetike dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me kërcënimet kibernetike, gjë që kontribuon edhe në rritjen e mbrojtjes të vendit tonë në drejtim të kësaj sfide në kuadrin global.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se SHBA-të janë mike e madhe dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, në të gjitha proceset demokratike dhe në fushën e mbrojtjes dhe se çdo përvojë në këtë fushë është e një rëndësie të madhe.

Kryetari i Qeverisë në takim falënderoi për pritjen miqësore gjatë qëndrimit të tij të punës në Nju-Jork, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e vlerësuar atë si jashtëzakonisht të suksesshme, duke i vlerësuar takimet e rëndësishme me presidentin amerikan Biden dhe me përfaqësues amerikanë, ku u diskutuan çështje aktuale politike me rëndësi për vendin tonë.

Related posts

Ja si mund Rusia ta marrë Kievin

Gazeta Max

Filloi stërvitja “Seven stars 22” në organizim të Komandës së brigadës për Evropën Juglindore

Gazeta Max

Shqiptarët në Malin e Zi nisin festën, Nik Gjeloshaj fiton zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Gazeta Max