GazetaMax
LAJME

Takim për bashkëpunim në turizëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Shkup, 13 qershor – Nën mbështetje të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe MATTO të Turqisë dhe Odës së binjakëzuar ekonomike dhe industriale të Fetije, FTSO sot në Shkup do të mbajë takim pune për bashkëpunim në fushën e turizmit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fetije, Republika e Turqisë.

Punëtoria, sipas organizatorëve është në kuadër të aktiviteteve të parapara të përbashkëta të përmbajtura në memorandumin për binjakëzim të dy odave, ndërsa qëllimi i kësaj ngjaje është vendosja e bashkëpunimit midis anëtareve të odave dhe agjencive turistike nga dy vendet.

“Do të prezantohen potencialet turistike të Maqedonisë e cila disponon me kushte të shkëlqyera për turizëm malor, dimëror, të liqeneve dhe rural dhe potenciale turistike të rajonit Fetije, si një prej rajoneve më atraktive turistike në Turqi. Duke i shfrytëzuar këto potenciale të dy vendeve tona dhe duke krijuar ura të reja të bashkëpunimit do t’i avancojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të operatorit të aeroportit në Shkup, TAV Maqedoni dhe aeroportit YDA Dallaman pritet realizimi dhe krijimi i linjës ajrore Shkup-Dallaman”, sqarojnë nga MATTO.

Ngjarjen do ta hapë kryetari i BD-së së MATTO-s, Ajdovan Ademoski, ndërsa fjalim përshëndetës do të ketë edhe kryetari i BD-së së FTSO-së, Osman Çirali,, Janë paraparë prezantime për gjendjen në turizëm dhe analizë të mundësive për zhvillim nga ana e dy odave, si dhe takime tet-a-tet të anëtarëve.

Related posts

Çmime të reja të derivateve, lirohet benzina

e-max

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

e-max

Ky është moti për sot

e-max