GazetaMax
Lajme

Taravari promovoi investimet në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar

Gostivar, 24 nëntor – Kryetari i Komunës së Gostivarit bashkë me ekipin e tij sot promovoi investimet në shkollën fillore “Bashkimi” në lagjen Tullana.

“Sot promovuam investimet në Shkollën fillore periferike ‘Bashkimi’ në lagjen Tullana. Investimi përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe rinovim të brendshëm të klasave”, tha Taravari.

Sipas tij ky investim i komunës në këtë kohë krize energjetike ka qenë më se i nevojshëm, ndërsa fasada e re me kursim energjetik dhe dritaret e reja, përveç kursimit e bëjnë shkollën edhe me pamje estetike bashkëkohore.

“Për Komunën e Gostivarit ndër prioritetet kryesore mbetet arsimi dhe infrastruktura arsimore në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit”, thuhet në kumtesën e komunës.

Related posts

Edhe në Maqedoni më së shumti vota fitoi Bojko Borisov

Gazeta Max

Ramadani: Mbledhja e sontme është e një karakteri më të gjerë ku janë edhe kryetarët e degëve

Gazeta Max

Takim Kovaçevski – Novak: Evropës i nevojitet Maqedonia e Veriut

Gazeta Max