GazetaMax
Lajme

Taravari: Sistemi i drejtësisë është në agoni, shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit

Shkup, 16 Dhjetor – Sistemi i drejtësisë tanimë është në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit.

Rikthimi në pikën zero i lëndës së Mijallkov për përgjim masiv të qytetarëve të vendit është dëshmia më e mirë për këtë.

Arsyetimi se në shkallën e parë janë bërë lëshime, vetëm se dëshmon rrjetin e organizuar të krimit në drejtësi, ku gjykatat themelore qëllimisht bëjnë lëshime për t’i dhënë alibi gjykatës së apelit që të shfuqizojë vendimet.

Këtë e mundëson gjyqësori i kapur nga partitë në pushtet dhe i kriminalizuar deri në palcë.

Në RMV nuk ka më siguri ligjore dhe as drejtësi të pavarur.

Institucionet me në krye Presidentin e vendit kanë dezertuar nga lufta kundër korrupsionit dhe thonë publikisht se nuk kemi kapacitet për veting.

E vetmja shpresë ështe që ShBA-të të nisin një shok terapi, duke filluar me futjen në listën e zezë amerikane për të larguar nga skena aktorët e korruptuar nga politika dhe sistemi i drejtësisë.

Pra, përveç politikanëve te korruptuar, duhet pastruar edhe sistemin e drejtësisë së kalbur nga murtaja e korrupsionit.

Përveç kësaj, urgjentisht nevojitet reformë e tërësishme e sistemit të drejtësisë. Këtu hyn ligji për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimi i gjykatave speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (duke integruar shkallën e parë dhe të dytë në një ombrellë institucionale), krijimi i këshillit të emërimeve në drejtësi dhe të inspektoratit të lartë të drejtësisë, përgjegjës. Në këto institucione duhet medoemos të ketë edhe komisionerë ndërkombëtarë.

Ambasadore Aggeler, qytetarët tanë tanimë shohin kah ambasada amerikane si e vetmja shpresë për të ndryshuar gjendjen katastrofike në të cilën ky pushtet e ka sjellur sistemin tonë të drejtësisë.

Do të gjeni tek Aleanca për Shqiptarët partner tërësisht të dedikuar për këtë kauzë nga e cila varet e ardhmja e këtij shteti dhe e gjenerateve të reja që perfundimisht nuk shohin më asnjë arsye të qëndrojne këtu për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Related posts

Enuzi: NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë kujdeset për pastërtinë e Urës së Gurit në Shkup

Gazetamax.mk

Rama: Shqipëria i vetmi vend në rajon dhe Evropë me zero taksë për biznesin e vogël

Gazetamax.mk

Thyhet akulli/ Festim Halili: Lagja Teteks me femrën e parë si kryetare të Forumir rinor të BDI

Gazetamax.mk