GazetaMax
Lajme

Taravari: Spekulohet për 7-8 emra ministrash të Aleancës, por nuk ka asgjë të vërtetë

Shkup, 2 Dhjetor – Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka mohuar zërat për avancimin e bisedimeve për hyrje të ASH-së në qeveri e me këtë edhe bisedimet për ndarjen e pozitave ministrore. Ai i quajti spekulime emrat e përfolur në opinion si ministra të ardhshëm të kësaj partie.

“Kur të fillojnë negociatat do t’ju informojmë, në qoftë se fillojmë. Unë e shoh se ka spekulime nëpër portale, nëpër mediume jemi temë diskutimi dhe kjo është mirë për Aleancën për Shqiptarët kur bisedohet për neve, por s’ka asgjë konkrete. Unë e di se ka edhe 7-8 ministra të cilët janë me emra me mbiemra, që tregohen si ministra të ardhshëm të ASH-së. Ju them me plotë përgjegjësi se prej asaj nuk ka asgjë të vërtetë”, deklaroi Taravari.

Taravari këto komente i bëri sot pas dorëzimit të kandidaturës për kryetar partie. Kongresi i Aleancës për Shqiptarët do të mbahet më 17 dhjetor, ndërsa kreu i Komunës së Gostivarit është kandidati i vetëm.

Related posts

Deri në orën 13 në Qendër Zhupë dalja është 18.17 për qind

Gazeta Max

Murtezani: Kemi Marrëveshje për qeverisje deri në 2024, organet e partisë do të vendosin

Gazeta Max

Pendarovski nikoqir i prezantimit të Raportit për zhvillimin njerëzor 2021/2022 të UNDP-së

Gazeta Max