GazetaMax
Kuriozitete

Vetëm 70 sekonda për titullin kampion, fantastiku Kristjan Prenga hedh në tapet kundërshtarin

Kristjan Prenga ka marrë fitoren numër 14-të në karrierën profesioniste, duke mundur boksierin kolumbian Santander Sildago. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për titullin kampion të WBA Fedecentro, shqiptari nga ngritur lart flamurin kuqezi, duke iu dashur vetëm 70 sekonda për të hedhur në tokë kundërshtarin.

32-vjeçari nga Mirëdita e ka nisur mirë përballjen, teksa ka pritur momentin e duhur dhe i ka dhënë goditjen finale kundërshtarit, duke e hedhur KO vetëm pas 70 sekondave lojë, teksa ka çuar peshë shqiptarët që ishin prezent në sallë dhe siguruar titullin kampion.

Me këtë sukses, Prenga vijon të bëjë mirë në ring, teksa prej vitesh tanimë është zhvendosur në SHBA për të vijuar karrierën. Në një reagim në kanalet e komunikimit, Prenga është shprehur i lumtur për këtë rezultat.

“Faleminderit Zot për një tjetër fitore dhe që më bekon me njerëz që më lejojnë të sjell më të mirën tek unë dhe më inkurajojnë të rivendos limitet e mia në ekstrem. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Prenga.

Related posts

“Është bërë qesharake”, Icardi sulmon Wanda Narën: Kërcënon me divorc, nuk mund ta mbroj më

Gazeta Max

Norwichi krenohet me paraqitjen e Milot Rashicës me Kosovën

Gazeta Max

Boehly turpërohet në lidhje me De Bruynen e Salah

Gazeta Max