GazetaMax
LAJME

Tegeltija: Ballkani i Hapur në interes ekonomik, ndoshta një ditë do t’i bashkangjitemi dhe ne

Ohër, 8 qershor – Sinqerisht shpresoj se ky është samiti i fundit i “Ballkanit të Hapur” në të cilin Bosnje e Hercegovina vjen si mysafir, porositi sot Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të ministrave të BeH-së, e cila në Ohër në Samitin “Ballkani i Hapur” merr pjesë si vend vëzhgues.

Ai theksoi se në BeH nuk ka konsensus rreth projektit “Ballkani i Hapur” dhe për këtë nuk ka përgjigje serioze, as negative, por vetëm heshtje, ndërsa arsyet për këtë i sheh në paragjykimet nga e kaluara, lidhur me atë se kush është propozuesi i kësaj iniciative, kush do të përfitojë nga kjo dhe nëse ky është zëvendësim për BE-në, por edhe për shkak të ndikimeve politike të disa grupacioneve të cilat mendojnë se është mossukses nëse kjo iniciativë do të pranohet.

Tegeltija potencon se është pranishëm në Samit, sepse bashkësia afariste dhe qytetarët e vendit e mbështesin iniciativën.

“Unë jam këtu sepse e di që tërë bashkësia afariste e mbështet iniciativën ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa bashkësia e biznesit është kusht bazë për zhvillimin e shoqërisë tonë dhe pasi që numri i madh i qytetarëve e mbështesin këtë projekt… Këtu jam edhe për shkak të faktit që përfaqësuesit e BeH-së marrin pjesë në të gjitha nivelet e marrëveshjeve politike dhe negociatat të cilat zhvillohen në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” dhe jemi të gatshëm t’i nënshkruajmë të gjithë në atë moment kur do të sillet vendim politik”, tha Tegeltija.

Ai porositi se në atë moment kur do të sillet vendim politik, BeH-ja do t’i bashkëngjitet iniciativës.

“Jam i sigurt se ‘Ballkani i Hapur’ mund ta ngritë tërë potencialin e përgjithshëm ekonomik të këtij rajoni dhe se BeH-ja herët a vonë do të bëhet pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”, thekson Tegeltija dhe shtoi se pret kjo të ndodh pas zgjedhjeve në vend në muajin tetor, veçanërisht duke e pasur parasysh mbështetjen e SHBA-së për këtë iniciativë.

Ai mes tjerash e përshëndeti iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për formimin e grupit të punës për përballje të përbashkët të rajonit me sfidat nga kriza energjetike dhe mungesa e ushqimit.

Related posts

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

e-max

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë dhe ankande politike, por për krijimin e politikave për të mirën e të gjithë qytetarëve

e-max

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

e-max