GazetaMax
LAJME

Bekteshi: Do të ndërmarim masa konkrete që të ulet pritja e qytetarëve nëpër kufi

Ohër, 8 qershor – Nëse nuk i hapim kufijtë do të na duhej pothuajse një javë për t’u vizituar qytetet më të njohura në rajon, ndërsa në vendkalimet kufitare në sezon duhet të presim katër deri pesë orë. Prandaj janë shumë të rëndësishme nismat të cilat dalin nga Ballkani i Hapur, porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në panel sesionin e parë me temë “Ballkani i Hapur hapë turizmin” në samitin e Ballkanit të hapur në Ohër.

“Mu përmes këtyre nismave dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajmë bashkarisht dhe nuk do t’i lëmë vetëm në letër do të ndërmarrim masa konkrete që të pakësohet koha momentale e pritjes e qytetarëve dhe turistëve nëpër vendkalimet kufitare, e përse edhe të mos ekzistojë fare. Vetëm në atë mënyrë do të mund të tërheqim turistë edhe nga vende të treta”, tha Bekteshi.

Me bashkëpunim, nënvizoi, mund të zhvillohen vendet tona, por edhe të ketë më shumë turistë dhe atë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga vende të treta.

“Prandaj çdoherë do t’i nismat rajonale dhe do t’i promovojmë vendet e Ballkanit Perëndimor siç i promovojmë destinacionet tona turistike. Jam i bindur se atë e ndajnë edhe Serbia dhe Shqipëria, e përse jo në të ardhmen edhe Kosova. Vetëm në atë mënyrë mund të ndihmojmë në zhvillimin e vendeve tona. Nëse ndonjë turist nga Azia do të donte ta vizitojë rajonin, do të duhet të humbë pothuajse tërë vitin në mënyrë që të marrë dy apo tre viza dhe me to të vizitojë dy apo tre vende të cilat janë dy orë larg. Prandaj duhet t’i harmonizojmë regjimet e vizave në mënyrë që të tërheqim edhe turistë nga vende të treta”, theksoi Bekteshi.

Duhet të kemi harmonizim të plotë, potencoi, sepse turizmi është i ndjeshëm.

“Duke vizituar njëri-tjetrin, do të njihemi më mirë dhe do të harrojmë të kaluarën”, tha Bekteshi.

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit jetësor, Mirela Kumbaro Furhi theksoi se Ballkani i Hapur është koncept i cili hapë dyer për dallim nga Ballkani Perëndimor i cili, siç tha, duket sikur të na mbyllen dyert.

“Ne vetë, rajonit tonë i kemi dhënë emrin Ballkani i Hapur, ndërsa të tjerët na e dhanë Ballkani Perëndimor dhe nuk na japin që të hapet dera. Ballkani i Hapur është ribrendim i mitë i së ardhmes drejt së cilës dëshirojmë ta çojmë Ballkanin ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, por edhe rajon i cili të ardhmen e vet e sheh në integrimin evropian”, tha Kumbaro Furhi.

Ballkani i Hapur, theksoi, është brend i mirë dhe bashkëpunimin e tij më të mirë do ta gjeni përmes turizmit sepse çdoherë çdokund në rajon jemi të gatshëm t’u themi turistëve mirë se vini.

“Ideja është të ketë treg të lirë në të cilin turizmi vlen më shumë se mallrat e zakonshme. me të shkojmë drejt asaj që të hiqet ajo që historia na e dha si peng. Turizmi është treg i mirë për vendet tona. Turistët nga Kanadaja, Australia, Azia dhe Lindja e Afërt nuk vijnë në një vend, por dëshirojnë të vizitojnë rajone dhe vazhdimisht kërkojnë destinacione të reja. Mu ata duhet t’i tërheqim dhe nëse secili prej nesh në vendet tona hapë mundësi do të jemi më konkurrentë”, potencoi Kumbaro Furhi.

Tatjana Matiq, ministrja serbe për tregti, turizëm dhe telekomunikime e vlerësoi nismën Ballkani i Hapur si hap drejt besimit i cili i ka munguar rajonit.

Turizmi, shtoi, është një lloj i industrisë e cila ka potencial të madh pas Kovidot dhe premton shumë dhe do të ndihmojë të rrënohen stereotipet e trashëguara nga e kaluara.

Mbështete për nismën Ballkani i hapur shprehën edhe përfaqësuesit e odave ekonomike të tre vendeve.

Related posts

“Hidrocentralet dëmtojnë natyrën në malin Sharr”/ Parku nacional i kërkon Qeverisë të mos japë leje

e-max

Ministri Sali pret në takim ambasadorin spanjoll, diskutohet bashkëpunimi për programin për transplant

e-max

Studentët i morën mjetet për racion të subvencionuar të studentëve

Mirënjohja Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu nda Drejtorisë Doganore

e-max

Aksident tek ura e Sarajit

e-max

Studiuesit ngrenë alarmin: Plastika në oqeane mund të trefishohet deri në vitin 2040

e-max