GazetaMax
Lajme

Tension në aeroportet italiane, udhëtarë shqiptarë të shqetësuar për vonesat e udhëtimit

Qindra udhëtarë janë përballur me pritje të gjata dhe pasiguri mbrëmjen e sotme në aeroportet e Brindizit, Bolonjës dhe Bergamos, pas anulimit të disa fluturimeve.

Situata ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes udhëtarëve dhe stafit të aeroporteve, teksa këta të fundit po përpiqen të menaxhojnë fluksin dhe të ofrojnë informacion mbi fluturimet e anuluara apo të shtyra.

Udhëtarët shprehen të shqetësuar për vonesat e gjata dhe mungesën e informacionit të qartë, ndërsa autoritetet aeroportuale bëjnë me dije se po punojnë për rikuperimin e situatës dhe gjetjen e zgjidhjeve alternative për pasagjerët e prekur.