GazetaMax
Adrenaline

Tërstena ndau edhe pesë “Oskare të arta olimpike”

Kampioni olimpik Shaban Tërstena sot ka ndarë “Oskare të arta olimpike” për personalitete dhe institucione që kanë mbështetur karrierën e tij.
Fitues të “Çmimeve olimpike” të Tërstenës janë: janë Kirill Manev, gazetar sportiv, Shaban Sinani, gazetar dhe komentator sportiv, Venco Donev, gazetar sportiv dhe pronar i portalit të vetëm të specializuar të sporteve marciale, Kemal Goca, gazetar sportiv nga Prishtina dhe Vlladimir Bulatoviq, gazetar sportiv.
Ky është manifestimi i gjashtë i tillë me të cilin legjenda e sportit vendor ka falënderuar mbështetësit e tij.
Shaban Tërstena mori Dekoratën për fitimin e medaljes së artë në mundje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1984, duke u shkruar me shkronja të arta në historinë e sportit vendor dhe botëror si kampioni më i ri olimpik, si dhe për fitimin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982. Tërstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe seniorë. Është shpallur sportist i shekullit të 20-të të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shaban Tërstena është shembull se si me sukses të jashtëzakonshëm mund të bëhet simbol i vendit të vet dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në afirmimin e tij ndërkombëtar. Këtë vit është dekoruar me Dekoratën “8 Shtatori”.

Related posts

Mbappen apo Haaland, ja kënd zgjedh Alves

Gazetamax.mk

Messi mungon në ndeshjen ndaj Lorient për shkak të lëndimit

Gazetamax.mk

Inter optimist për rikthimin e Lukaku, marrëveshja pritet të mbyllet deri në fund të javës

Gazetamax.mk