Në intervistë për emisionin “Triling” të TV 24 , Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi paralajmëroi se shqiptarët në këto zgjedhje do t’ia japin shuplakën e merituar VMRO-së dhe partive të tjera opozitare që kanë rikthyer vokabularin anti shqiptar të viteve të 90.
“ Pozicionimet e fundit politike të opozitës maqedonase në lidhje me vokabularin të cilin e ringjallën, vokabularin e viteve të 90-ta. Fjalën e kam për VMRO-në por edhe për partitë e tjera opozitare siç është Levica. Ai volabular më kujton vitet e 90-ta, dhe ai vokabular do ta mer përgjigjen e fortë politike nga shqiptarët” tha Thaçi në intervistë.
Anketat e fundit tregojnë se VMRO-ja është fituese potenciale dhe qëllimi i tyre është që nga ajo pozitë të mos negocionojnë me fituesin te blloku politik shqiptar. Mendoj se ajo është një situatë e rrezikshme kur qeveri bën me ata që skan legjitimitet, shtoi Thaçi.