GazetaMax
Lajme

Tineke dhe Butikofer: Procesi inkuadrues të mos keqpërdoret nga ana e shteteve-anëtare të BE-së

Shkup, 23 shtator – Ne dëshirojmë proces të drejtë të negociatave inkuadruese, me kritere të drejta në në cilin nuk ka aq ndikim të çështjeve bilaterale. Prej tash e tutje do të tentojmë ta pastrojmë këtë proces të sigurohemi se ky është proces ku negociatat janë në bazë të meritave, kritereve, reformave, sundimit të së drejtës, të drejtave fondamentale të njeriut, gjyqësi dhe të gjitha kërkesat të cilat janë kërkesa të drejta me qëllim që shteti të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Porositën në konferencën për shtyp në Kuvend eurodeputetët nga Të Gjelbrit/Grupi i ESA-së, Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer.

“Të sigurohemi se nuk ka keqpërdorim nga ana e shteteve anëtare të BE-së të cilat keqpërdorime u imponohen atyre të cilët janë jashtë klubit. Ne do të bëjmë presion, do ta shtyjmë Komisionin dhe vendet anëtare si dhe partitë në Parlamentin evropian të mos ketë baza irelevante për rrjedhë të mëtutjeshme të negociatave për anëtarësim”, tha Tineke.

Ajo theksoi se “propozimi francez” dhe presioni i lartë solli polarizim në shoqëri dhe besim të pakësuar në BE madje edhe ndaj Qeverisë dhe konsideron se nevojitet, siç thotë, “të gjithë së bashku të punojmë për ta kthyer besimin”.

“I ofruam mbështetjen tonë edhe institucioneve, por edhe partive politike dhe qartë bëmë e dije se sinqerisht dëshirojmë t’ju ndihmojmë të merret bashkëpunim më i mirë mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut pa dallim nëse bëhet fjalë në sferën e legjislaturës apo ndërkaq në sferën e përballjes me krizën energjetike apo çështje të cilat i bëjnë presion shtetit, ndërkaq, bëhet fjalë për mbështetje dhe solidaritet që duhet ta tregojmë si reciprocitet të solidaritetit që ju e treguat me inkuadrimin drejt sanksioneve kundër Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë. Duhet të mbështetemi edhe në implementimin e të gjitha reformave të cilat janë në fazë të procesit. Janë miratuar ligje, por tani radha është e implementimit të tyre. Duhet t’i kushtohet vëmendje diskriminimit të fjalorit urrejtës jo vetëm për shkak se është kusht për anëtarësim në BE, por sepse është përfitim për qytetarët dhe për shoqërinë në Maqedoni të Veriut”, thotë eurodeputetja Tineke.

Sipas saj, nëse respektohet sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut pa dallim të historisë dhe të identitetit atëherë kjo do të thotë se janë përmbushur kushtet për anëtarësim.

“Shpresoj se do t’i tejkalojmë pengesat e këtilla në çështjet bilaterale të cilat i përmenda. Kjo është përgjegjësia jonë, por shpresoj dhe pres një bashkim social mes qytetarëve dhe një proces të mirë negociues, të sigurohemi se po lëvizim përpara në rrugë dhe se do ta pranojmë në klub Maqedoninë e Veriut sa më parë të jetë e mundur”, potencoi Tineke.

Eurodeputeti Butikofer, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me kushtin për ndryshime kushtetuese para fillimit të negociatave sipas kapitujve, theksoi se për të, çështje kryesore është “nëse do të kemi sukses të evitojmë një proces të vazhdueshëm të vendosjes së pengesave, njëra pas tjetrës.

“Në rast ideal të jem i sinqertë, të mos dalë kjo si përzierje në punë të brendshme, unë do të isha për inicim të çështjeve kushtetuese në kohë kur negociatat e përgjithshme do të finalizohen dhe të themi se kjo është pjesë e pakos finale., Nuk kam takuar asnjë bashkëbisedues, përfshirë edhe nga pala bullgare, të cilët e shohin si problem. Dëgjova disa shaka për inkuadrim të japonezëve dhe mongolëve në Kushtetutë, Dhe mendoj se kjo nuk është problem. mendoj se problemi, çështja është nëse do të kemi sukses të evitojmë një proces të vazhdueshëm të vendosjes së pengesave, njëra pas tjetrës. Kjo nuk do të ishte në frymën e Evropës dhe nuk do të jetë në frymën e asaj që premtuan në mënyrë eksplicite disa shtete. Ish-kancelarja Merkel, njëherë i tha një presidenti të një shteti i cili vendosi pengesë, nëse sillemi kështu siç po silleni tani ndaj RMV-së ju tani nuk do të ishit këtu me mua të bisedonit si anëtare e BE-së”, tha Butikofer.

Lidhur me krizën energjetike, ai theksoi se dukshëm kriza do të jetë e rëndë për të gjitha vendet anëtare, madje edhe në Gjermani po ndërmarrin hapa si kyçja e termocentraleve të cilat për partinë e tyre do të ishte e paparamendueshme, por edhe e nxisin tranzicionin drejt burimeve ripërtëritëse.

“Ne në Gjermani ndërmarrim hapa, ministri nga partia ime për ekonomi dhe klimë, po bëjmë hapa për të cilat as që ëndërruam se do të duhet t’i ndërmarrin. Ne po i kyçim edhe termocentralet. Kjo asnjëherë nuk ka qenë në plan. Po bëjmë hapa të cilat nuk shkojnë në drejtimin të cilin e dëshirojmë, por ky është obligim që e kemi ndërmarrë para qytetarëve. Në të njejtën kohë, nëse refuzojmë të ndërmarrim hapa tani ta përmirësojmë situatën nga baza e saj ta nxisim tranzicionin, t’i promovojmë burimet ripërtëritëse atëherë nuk duhet të jemi në funksion sepse ne i sjelli qytetarët në rrezik në pesë, 10 vitet e ardhshme. Mu prandaj po flas për ecje me dy këmbë – të bëhet ajo që duhet të bëhet për momentin, por në të njejtën kohë ta trasnferojmë të ardhmen në afat të gjatë”, thotë Butikofer.

Related posts

Çeçenët pa mëshirë qëllojnë drejt banesave me civilë në Ukrainë

Gazetamax.mk

Publikohet propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, cilat janë 11 pikat

Gazetamax.mk

Osmani në Tokio prezantoi parametrat thelbësore të ekonomisë së RMV-së

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazetamax.mk

“Yeo Teknoloji” emëroi Muhammed Topal drejtor të zhvillimit të biznesit dhe shitjeve në Ballkan

Gazetamax.mk

KRSKRR: Kujdes nga vozitja në kushtet me borë dhe akull në rrugë

Gazetamax.mk