GazetaMax
Kuriozitete

Torino dorëzohet për Belottin

Belotti do largohet, Torino ka gati pasuesin e tij nga Serie A.
Torino tashmë është duke planifikuar merkaton e verës e sidomos gjetjen e një sulmuesi të ri pasi Andrea Belotti ka bërë të ditur që pas këtij sezoni nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre.
Manovrat e mëdha për sezonin e ri tashmë kanë filluar tek Torino.
Ëndrra e madhe e kapitenit të Torinos është transferimi tek Milan, ëndërr kjo që mund të realizohet këtë verë.
Nga ana tjetër skuadra nga veriu i Italisë tashmë ka gjetur emrin që do të zërë vendin e tij.
Fjala është për Simeonen e Hellas Verona, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 15 gola dhe 4 asistime dhe kartoni i tij mund të shitet për një shifër prej 12 milionë eurosh.
Bisedimet raportohet se kanë filluar mes dy ekipeve dhe gjatë javëve të ardhshme mund të ketë një marrëveshje për 26 vjeçarin argjentinas.

Related posts

Neto udhëton në Angli për ta mbyllur marrëveshjen me Bournemouth

Gazeta Max

Milani tenton të nënshkruaj me anësorin e Juventusit si transferim të lirë

Gazeta Max

Zyrtare: Liverpool dhe Coca-Cola nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Gazeta Max