GazetaMax
Adrenaline

Trajneri i fitnesit Gjergji Ismaili rrëmben çmim në garat e fitnesit në Serbi

Ai është i ri në moshë, por, që moti i ka pasur të qarta ëndrrat dhe synimet për të ardhmen. Fjala është për kampionin e fitnesit, Gjergji Ismaili, i cili se e meriton këtë titull, e ka dëshmuar sërish.

Gjergji mori pjesë në garën IFBB Ballkan Championship, që u mbajt në Knjazevac të Serbisë, duke u shpallur kampion në TOP 3, në një garë ku morën pjesë shtete si Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia e Rumania.

Duke qenë se gara ka qenë kaq e ngushtë, kampioni nga Shqipëria arriti të futet në top treshen me të mirë.

Gjergji ka konkurruar në kategorinë ‘Men’s Classic Bodybuilding 21-23’ dhe gjatë prezantimit të fizikut, ai kishte vendosur në detaje muskujt e tij, të punuar bukur e me mjeshtri, për të cilët u kujdes që një kohë të gjatë, por, 12 javët e fundit i kishte me dietë strikte e ushtrime intensive.

Kështu të paktën ka thënë vet ai, duke shtuar se gjatë gjithë kësaj kohe sa ka ushtruar e ka mbajtur dietë, të vetmit përkrahës kishte familjen e tij dhe klinikën Ozone Hair Clinic, që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit.

Duke qenë se është i ri në moshë, synimet e Gjergjit janë akoma më të larta, pasi, synon të marrë pjesë edhe në garat tjera të organizuara.

Nga ana tjetër, Gjergji ka mbaruar edhe shkollën për teknolog ushqimor, duke iu lidhur ky profesion me fitnesin, pra, ana ushqimore e kombinuar me planin e palestrës.

https://www.instagram.com/gjergji_ismaili.ifbb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5b8af65c-4028-4ac4-ba71-c3f5fcb6a986

Related posts

Fabio Ruiz shumë afër kalimit te PSG

Gazetamax.mk

Komunikatë zyrtare e Shkëndijës : STOP urrejtjes dhe skenave të pahijshme

Gazetamax.mk

Gavi do të ketë klauzolë 1 miliard euros

Gazetamax.mk