GazetaMax
Sport

Trajneri i Reims e çon në ‘qiell’ Arbër Zenelin

Arbër Zeneli u rikthye mbrëmë titullar tek ekipi i tij, Stade de Reims.
Mesfushori kosovar po mundohet ta gjejë formën ideale pasi mungoi për një kohë të gjatë shkaku i kryqëzimit të ligamenteve.
Dhe, ai bëri paraqitje të mirë në fitoren ndaj Lillet mbrëmë, 2:1, shkruan “Gazeta Express”.
Paraqitjen e përfaqësuesit kosovar e ka përshëndetur edhe trajneri Oscar Garcia, përkundër faktit se mesfushori ofanziv nuk është ende në formë optimale fizike.

“Ai është një lojtar që mund ta bëjë diferencën, i cili mund të dallohet. Në fazën ofanzive, ai mund të bëjë shumë gjëra dhe atë mjaft mirë. Ne punojmë me të sepse ai duhet të ndihmojë edhe kur nuk e kemi në posedim topin. Por, për momentin, fizikisht, ai nuk është i gatshëm t’i bëjë të dyja (fazën ofanzive dhe defanzive)”, deklaroi fillimisht trajneri i Reimsit në zonën miks, shkruan “Gazeta Express”.
“Cila është arma e tij e fortë Një kundër një, ai shkon mjaft shpejt për ta kaluar lojtarin. E ka një goditje mjaft të mirë, e kemi parë këtë edhe nga gjuajtjet e lira. Kur e ka topin, ai është mjaft i motivuar dhe, ndihet rehat me topin dhe është mjaft i lëvizshëm. Ai është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne”, shpjegoi tutje Garcia.
Zeneli e qëlloi tërthorësen në ndeshje me Lillen e Edon Zhegrovës dhe bëri paraqitje pozitive.

Related posts

Ky është rikthimi emocionues i Adrianos te Interi

Gazetamax.mk

Audi pritet të debutojë në Formula 1 në vitin 2026 – bashkon forcat me Sauber

Gazetamax.mk

Zyrtare: Liverpool dhe Coca-Cola nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Gazetamax.mk