GazetaMax
Lajme

Tre dekada marrëdhënie diplomatike SHBA-Maqedoni e Veriut, Ageler: Miqësi e posaçme

Maqedonia e Veriut dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, përcjell TV21. Në një ceremoni ku morën pjesë krerët e shtetit, e shumë figura publike, u shënua përvjetori i marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Këtë muaj festojmë 30 vjet të një miqësie shumë të posaçme. Me ju, qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash në një adresim ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.

Nga Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjete sociale thonë se mbeten të përkushtuar në rrugëtimin e përbashkët mes dy vendeve.

“Sot festojmë tre dekada marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut! Së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, partnerët dhe miqtë, e shënuam këtë moment të rëndësishëm në udhëtimin tonë të përbashkët. Duke parë përpara, mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë themel të fortë, duke punuar krah për krah për 30 vitet e ardhshme të përparimit, partneritetit dhe begatisë”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Related posts

Janevska: Inteligjenca Artificiale, nga viti i ri shkollor do të bëhet pjesë e procesit mësimor

Gazeta Max

Reagon vajza e të mbijetuarit të dhunës seksuale që u rrëfye sot: Faleminderit që kurrë s’je dorëzu, jam tepër krenare

Gazeta Max

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës e thellojnë bashkëpunimin mes fakulteteve juridike

Gazeta Max