UEFA i ka shqiptuar një dënim shembullor klubit të futbollit Crvena Zvezda nga Beogradi.
Skandalet e tifozëve famëkeq të Zvezdës nuk kanë të ndalur.
UEFA i jep edhe një goditje tjetër Cërvena Zvezdës, e cila në disa raste ka publikuar edhe në faqet e saj provokime ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas medias serbe “Kurir”, Cërvena Zvezda u gjobit me 83.500 euro pas ndeshjes kundër Kopenhagës, për shkak të sjelljes së tifozëve.
Gjithashtu, u aktivizua masa e kushtëzuar e vendosur në gusht, sipas së cilës një pjesë e tribunës veriore në stadiumin “Rajko Mitiç” do të mbyllet për ndeshjen e ardhshme evropiane si vendase.
Rreth një muaj e gjysmë më parë, UEFA e kishte dënuar gjithashtu rëndë Cërvena Zvezdën, me 98.250 euro, për sjelljen josportive të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Viktorias në Plzen.
Për të dyja dënimet, klubi Cërvena Zvezda do të paguajë gjithsej 181.750 euro!
Burimi: botasot.info
