GazetaMax
Ballina

Tre muaj nuk është mbajtur seancë për “Llaskarcën” – Nëse nuk ka seancë brenda 90 ditëve, gjykimi nis nga fillimi

Tre vite pas tragjedisë në “Llaskarcë”, ende nuk ka përgjegjësi për aksidentin. Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur gjykata penale i kërkoi Byrosë së Mjekësisë Ligjore superekspertizë, për arsyet e përmbysjes së autobusit të Durmo Toursit, nuk dihet deri ku është kjo ekspertizë.

“Alsat iu drejtua edhe sot Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Pyetëm se deri ku është procedura për superekspertizën në rastin “Llaskarcë”, por nuk morëm përgjigje zyrtare. Drejtori i këtij institucioni, Valdet Xhaferi, nuk iu përgjigj as telefonatave dhe mesazheve SMS”, raporton gazetari i Alsat, Igor Stefanovski.

Për nesër është caktuar seanca e re për rastin “Llaskarcë”. Edhe kjo do të shtyhet. Ekspertiza e kërkuar nga Byroja nuk ka mbërritur në gjykatë. “Sapo të dorëzohet, do të nxirret para palëve në procedurë e seancës kryesore, dhe kështu do të përfundojë procedura e dëshmimit për rastin dhe do të caktohet seancë për fjalët përfundimtare”, tha Gjykata Themelore Penale Shkup.

Për superekspertizën po punojnë shtatë ekspertë nga sfera e mekanikës dhe trafikut. Kjo është kërkuar nga Gjykata Penale pas paraqitjes së ekspertizave të ndryshme mjeko-ligjore për aksidentin.

Më 13 shkurt 2019, autobusi i “Durmo Tursit” u rrokullis në magjistralen Shkup – Tetovë. Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën dhe 37 u lënduan. Në këtë rast gjykohet pronari i “Durmo Toursit”, Durmish Beluli, shoferi i autobusit, si dhe katër punonjës të tjerë të kompanisë dhe Qendrës Teknike të Gostivarit në pronësi të Belulit.

Related posts

Kryebashkiaku i Kievit anulon shtetrrethimin e së dielës

Gazetamax.mk

Drejtori Halili në takimin ministror të organizuar nga KE në Tiranë: Diskutohet bashkëpunimi për inovacion, hulumtim, arsim e kulturë

Gazetamax.mk

Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Gazetamax.mk