GazetaMax
Adrenaline

Tre yje sulmuan Max Allegrin për taktikat ndaj Sevillas

Nuk kishte qetësi në dhomat e zhveshjes së Juventusit: Tre yje sulmuan Max Allegrin për taktikat ndaj Sevillas

Sevilla mundi Juventusin me rezultat 2-1 në vazhdime për të kaluar në finale të Ligës së Evropës, ku do të luajë me Romën.

Një ditë pas ndeshjes, La shkruan se ka pas një trazirë në dhomën e zhveshjes së Juventusit.

Tre yjet të skuadrës, Angel Di Maria, Federico Chiesa dhe Juan Cuadrado, ishin të pakënaqur me lojën mbrojtëse të trajnerit Massimiliano Allegri në Sevilla.

Para ndeshjes, kolumbiani Cuadrado tha se Juventusi do ta luajë lartë kundër Sevillans, nëse trajneri Max Allegri ia lejon një gjë të tillë.

Lojtarët ofensivë të Juventusit janë të acaruar dhe të hutuar nga taktikat e trajnerit të tyre.

Veçanërisht të pakënaqur ishin Di Maria dhe Cuadrado, të cilët mendojnë se është gabim që lojtari më i avancuar i Juventusit qëndron vetëm 35 metra nga portieri Ëojciech Szczesny.
I pakënaqur ishte edhe Chiesa, për të cilin nuk ka vend në formacionin 3-5-2, pasi pozicioni i tij parësor është ai i krahut të majtë.

Është mjaft e sigurt që Cuadrado do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, kur i skadon kontrata. Di Maria do të zgjasë kontratën edhe për një sezon, ndërsa Chiesa gjithashtu duhet të qëndrojë.

Related posts

Tifozët e Chelseat fillojnë të ëndërrojnë për Guardiolan, pas deklaratave të spanjollit nëse Man City dënohet

Gazetamax.mk

Thiago Motta arrin marrëveshje me Bolognan për postin e trajnerit

Gazetamax.mk

Xhaka zbulon sekretin e golave ​​në Arsenal

Gazetamax.mk