GazetaMax
Lajme

“Tregoni kujdes”, MEPJ apel urgjent për shqiptarët në Iran

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare.

Për çdo informacion, emergjencë apo nevojë për ndihmë, qytetarët ftohen të kontaktojnë përfaqësitë tona përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

MEPJ njofton se po ndjek nga afër situatën dhe mbetet në gatishmëri për të asistuar qytetarët shqiptarë.

Kujtojmë se tanimë prej 2 javësh në Iran po zhvillohen protesta masive anti-qeveritare, të përhapura në 100 qytete, me një bilanc prej 490 viktimash.

Protestat, që nisën për shkak të rritjes së kostos së jetesës, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër regjimit që sundon Iranin që nga revolucioni i vitit 1979. Pavarësisht dhunës, protestat kanë vazhduar, me mijëra qytetarë që kanë dalë sërish në rrugë, duke sfiduar forcat e sigurisë.

Spitalet janë të mbingarkuara, ndërsa mjekët raportojnë se disa institucione shëndetësore ndodhen në gjendje krize për shkak të fluksit të madh të të plagosurve dhe viktimave.