GazetaMax
Lajme

Trençevska: Raportimet e shpeshta të bulizmit në shkolla janë motivi ynë të fillojmë ta ndryshojmë sistemin

Shkup, 24 dhjetor – Raportimet e shpeshta të bulizmit në shkolla janë motivimi ynë që të fillojmë ta ndryshojmë sistemin dhe të krijojmë shërbime të reja nga të cilat do të përfitojnë fëmijët, prindërit dhe mbarë shoqëria. Këtë do ta bëjmë vetëm duke ndjekur shembuj të mirë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Siç informojnë nga MPPS, gjatë vizitës së saj në qendrën për ballafaqim me bulizëm “Luka Riz” në Zagreb, ministrja Trençevska theksoi se kur përballemi me sfida në shoqërinë tonë, gjithmonë me vendosmëri duhet t’i qasemi zgjidhjes së tyre.

Qendra është hapur që nga viti 2017 dhe ofron kujdes të plotë dhe sistematik për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik. Në punën e tyre janë përfshirë të gjithë ata që janë pjesë e sistemit edukativo-arsimor, apo janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve.

Nga MPPS shtojnë se ministrja në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e qendrës ka theksuar se shembulli i tyre do të jetë i një rëndësie të veçantë në përparimin e politikave, masave dhe shërbimeve të cilat i krijon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Related posts

Alarmante/ Mjekët me të madhe po ikin nga vendi

Gazeta Max

Po përmbyllë një vit plot suksese/ Festim Halili: Llogaridhënia para qytetarëve është obligim për ne

Gazeta Max

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Gazeta Max