Trepça tregon angazhim, por mbetet pa fitore në Greqi

Trepça e Mitrovicës, kampione në fuqi e Kosovës, ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra greke Promitheas Patras BC, me rezultat 81:71 (17:9, 20:22, 16:16, 28:24), në ndeshjen e xhiros së gjashtë të FIBA Europe Cup në basketboll.

Çereku i parë ishte në favor të vendasve, të cilët krijuan epërsi prej tetë pikësh, duke e mbyllur këtë periudhë me rezultat 17:9.

Në dy çerekët e radhës u zhvillua një ndeshje më e baraspeshuar, ku Trepça tregoi angazhim të madh dhe arriti të mbajë ritmin e kundërshtarit.

Në përfundim të pjesës së parë, rezultati ishte 37:31 në favor të skuadrës greke.

Edhe çereku i tretë u karakterizua me lojë të luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa pas 30 minutash lojë, Promitheas vazhdonte të kryesonte me rezultat 53:47.

Megjithatë, çereku i fundit nuk shkoi në favor të mitrovicasve. Skuadra vendase arriti ta rrisë epërsinë në 14 pikë, 73:59, në minutën e 35-të, duke e bërë edhe më të vështirë rikthimin e Trepçës në lojë.

Deri në fund, Promitheas e ruajti epërsinë dhe shënoi fitore me rezultat 81:71.

Sa i përket renditjes, Trier kryeson me 12 pikë, Promitheas renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Trepça zë pozitën e tretë me 9 pikë.

Te skuadra greke, më efikasi ishte New Williams me 19 pikë, ndërsa Shawn Jones kontribuoi me 15 pikë.

Burimi: botasot.info