Dy skuadra nigeriane, Ijebu United dhe Remo Stars, janë bërë virale në rrjetet sociale për mënyrën se si i gjuajtën penalltitë gjatë një ndeshjeje.
Po luhej finalja e FA Cup në këtë vend, por ajo që bëri përshtypje më shumë sesa pesha e ndeshjes, ishte “aktrimi” futbollistëve në fushë.
Pasi asnjëhera nga skuadrat nuk e gjeti rrugën e rrjetit për 90 minuta, ato iu drejtuan 11-metërshave.
Ishte pikërisht kjo fazë që e bëri më të qartë trukimin.
Për një nga goditjet pika të Ijebu United, portieri kundërshtar qëndroi në vijën e tij dhe nuk lëvizi asnjë muskul ndërsa topi u fut në pjesën e pasme të rrjetës.
Nëse kjo nuk përbën fakt se ndeshja ishte e trukuar, mjafton të shikohet se si u ekzekutua një penallti nga ekipi tjetër, Remo Stars.
Futbollisti që e gjuajti këtë 11-metërsh, emri i të cilit nuk dihet, ishte më afër ta godiste flamurin e kornerit sesa portën.
Më poshtë gjeni pamjet e këtyre penalltive.
If this isn’t Match Fixing, then I don’t know what it is.Why is Nigerian football like this? Why don’t we ever want progress??This is Ogun State FA Cup final between Remo Stars and Ijebu United 💔💔pic.twitter.com/Mef2oU2gd1— Ibukun Aluko (@IbkSports) July 14, 2022