Në mbrëmjen përmbyllëse të fushatës zgjedhore, sheshi “Iliria” në Tetovë u mbush me qytetarë të shumtë që i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për kryetar komune, Bilall Kasamit.
Atmosfera ishte mbresëlënëse, duke reflektuar një entuziazëm të paprecedentë dhe një vendosmëri kolektive për ta çuar Tetovën drejt një të ardhmeje ndryshe.
Pas një fushate intensive që preku çdo cep të qytetit – rrugë më rrugë, lagje më lagje – ekipi i Kasamit dhe përkrahësit e tij nuk lanë vend pa vizituar, me qëllimin e vetëm për të dëshmuar se Tetova është zgjuar dhe nuk ka më kthim pas.
“Kjo nuk është një betejë partish. Kjo është një betejë për dinjitetin e Tetovës,” ishte mesazhi që përshkoi të gjithë tubimin. Në fjalimet drejtuar qytetarëve, theksi u vu mbi luftën kundër zhvatjes dhe keqqeverisjes, duke nënvizuar se qyteti më në fund po çohet në këmbë dhe po u thotë qartë të vjetërve: “Koha juaj mbaroi!”
Tubimi përfundimtar i koalicionit VLEN në Tetovë u shndërrua në një manifestim të vullnetit qytetar. Përkrahja për Kasamin u ndje fuqishëm, duke dhënë sinjale të qarta për rezultatin e së dielës.
“Të dielën, e gjithë Tetova flet me votë. Për Bilall Kasamin. Për Tetovën që VLEN!” – është mesazhi që la pas ky tubim madhështor, i cili u përmbyll mes flamujve, duartrokitjeve dhe shpresës për një fillim të ri.

