GazetaMax
Kuriozitete

Turp i madh! Barcelona eliminohet nga Europa Leauge

Një befasi e madhe ka nodhur në Camp Nou.
Barcelona është eliminuar nga Evropa Liga.Katalonasit u mposhtën në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2:3.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani përfundoi baraz 1:1, kurse gjermanët ishin fantastikë sonte në Spanjë. Goli i parë erdhi qysh në minutën e katërt të ndeshjes kur Kostic shënoi nga pika e bardhë.
Në minutën e 36-të të ndeshjes Borre shënoi një gol spektakolar nga distanca për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve.
Kur u prit që pjesa e dytë të jetë më e mirë për Barcelonën, Kostic heshti të gjithë duke e trefishuar epërsinë e Frankfurtit, me golin e dytë të tij personal sonte. Barcelona shënoi në minutën e 84-të përmes Busquets, por goli u anulua nga VAR-i.

Në minutën e 90-të Busquets e shënoi golin e nderit për vendasit.Krejt në fund të ndeshjes nga penalltia realizoi Depay, por nuk kishte më kohë për të bërë diçka më shumë.
Kështu, Frankfurti në gjysmëfinale do të përballet me Ëest Hamin, kurse objektivi i vetëm i Barcelonës këtë sezon mbetet kualifikimi në Champions League përmes njërës nga katër pozitat e para.

Related posts

Nëse ndodh kjo, Ibrahimoviç pensionohet në fund të sezonit

Gazeta Max

Arabët po e blejnë Milain, po çfarë do të ndodh me Maldinin?

Gazeta Max

Manchester City synon transferimin e yllit që po shkëlqen të Milan

Gazeta Max