GazetaMax
Lajme

“Ujë, lëngje e sanduiç”, LSDM pyet nëse protesta e VMRO-DPMNE-së ka kushtuar 300.000 euro

Shkup, 19 Qershor – Nga LSDM mëngjesin e sotëm e kanë quajtur debakël dhe dështim protestën e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti thonë se dështimi i tubimit të djeshëm të Hristijan Mickoskit dërgoi mesazh të qartë se qytetarët nuk janë për destrukcione dhe bllokada dhe nuk duan zgjedhje të parakohshme. Nga partia në pushtet pyesin se sa kushtoi protesta e VMOR-DPMNE-së?

“Në tubim morën pjesë rreth 15,000 anëtarë dhe simpatizues të VMRO-DPMNE-së, por partia sigurisht që planifikoi më shumë dhe angazhoi transport dhe nevoja të tjera për rreth 20,000 anëtarë. Transporti për 20,000 anëtarë kushton rreth 200,000 euro. Po t’i shtosh kosto të tjera për ta, ujë, lëngje, sanduiç, skenë, sistem zanor, energji elektrike dhe gjithçka tjetër që nevojitet, shuma është dukshëm më e lartë. A e ka kaluar shumën prej 300.000 euro mitingu i dështuar i VMRO-DPMNE-së?”, thonë nga LSDM.

Related posts

Radev: Bullgaria është e gatshme ta rrisë eksportin e rrymës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me rregullat evropiane

Gazeta Max

Klub i ri për fqinjësinë bullgare-maqedonase dhe deklaratë për krijimin e tij

Gazeta Max

LSM në takim në Qeveri për rritjen lineare të pagave në sektorin publik

Gazeta Max