GazetaMax
Lajme

Uji në Tetovë ka erë dhe shije të çuditshme, kompetentët thonë se është i sigurtë për pije

Tetovë, 12 tetor – Për të gjashtin vit me radhë po përsëritet situata në periudhën e vjeshtës që uji në Tetovë të marrë shije dhe erë të pazakontë, por, analizat fillestare tregojnë se është i sigurt për pirje.

Kjo dukuri për herë të parë u vërejt në vitin 2017, kur Qendra për shëndet publik konstatoi se era dhe shija e pakëndshme vijnë nga vegjetacioni, përkatësisht më së shumti nga gjethet e drunjve që bien në ujërat e lumenjve në vendin Leshnicë prej ku merret uji për sistemin e ri të furnizimit me ujë.

“Analizat fillestare janë të mira dhe uji është i sigurt për pirje. Në mënyrë bakteriologjike dhe kimiko-fizike uji është i mirë për pirje edhe tani. Nëse qytetarëve nuk u duket i këndshëm uji i këtillë, të mos e përdorin në disa ditët në vijim. Përvoja tregoi nga vitet e kaluara se era dhe shija e pazakontë pas disa ditëve do të zhduket”, sqaron dr. Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik në Tetovë.

Qendra çdo ditë bën kontrolle të cilësisë së ujit në ujësjellësin e qytetit. Kjo dukuri viteve të kaluara tejkalohej edhe me klorifikim të përforcuar.

“Për momentin ujësjellësi i Tetovës ka rreth 300 litra ujë në sekondë, prej të cilave 200 nga i vjetri dhe 100 nga sistemi i ri i furnizimit me ujë. Mund të çkyçet sistemi i ri i furnizimit me ujë, por do të ketë sasi të pamjaftueshme të ujit2, konsideron dr. Davidovski.

Sipas informatave të tija, edhe në teorinë dhe praktikën botërore, ekzistojnë shembuj të këtillë kur përdoren ujëra sipërfaqësore, siç është me sistemin e ri të ujësjellësit i cili merr ujë nga lumenjtë e maleve. Ozonimi apo shfrytëzimi i filtrit të thëngjillit është mundësia që të mënjanohet era dhe shija e padëshirueshme.

Related posts

Rexhepi: Opozita tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të Korridorit 8, një projekt i jashtëzakonshëm për vendin

Gazetamax.mk

Kandidati për deputetë i Zonës 6, Agron Demiri: LSDM u jep shanse të rinjve

Gazetamax.mk

Geer: Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë periudhën deri në zgjedhje për reforma

Gazetamax.mk